Ka përfunduar protesta e nëntë kombëtare e opozitës.

Basha tha se në 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje pa opozitën, duke këmbëngulur në largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore për zgjedhje të lira.

Veç kësaj Basha shtoi edhe dy kushte të tjera:

Lirimin e të arrestuarve për sulmet ndaj KZAZ-ve së fundi në disa bashki të djathta të vendit, dhe vënien para drejtësisë të zyrtarëve që kanë vjedhur votat, siç Basha i referohet përgjimeve të publikuara në gazetën Bild nga dosja 184 dhe 339, nga dosja që po heton prokuroria shqiptare me dyshimet edhe për shit-blerje të votave.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re