Në zyrën e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha kanë mbërritur tre ambasadorë, përkatësisht ai i SHBA-vë, Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Europian, ndërsa mësohet se një tjetër diplomat i huaj ka pasur sot një takim të gjatë me kryeministrin Edi Rama.

Ambasadori italian, Fabrizio Buçi përmes një postimi në Twitter, ka bërë me dije takimin e tij me kryeministrin Rama dhe shkruan se u bisedua mbi çështjet kryesore me interes parësor për Shqipërinë dhe Italinë.

“Takim i gjatë këtë mëngjes me Kryeministrin @ediramaal. U bisedua mbi çështjet kryesore me interes parësor për Shqipërinë dhe Italinë. Dialog konstant dhe i ngjeshur në të mirë të shtetasve të Vendeve tona!”, shkruan ambasadori.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re