Kreu demokrat, Lulzim Basha përsëriti qëndrimin e tij duke theksuar se opozita nuk do të bëj asnjë hap pas nga aksioni i saj për largimin e kreministrit Edi Rama.

 

Në një postim në “Facebook”, Basha duke u ndalur tek votimet e 30 qershorit, shprehet se 85% e shqiptarëve refuzuan farsën e votimeve moniste dhe kryeminsitrin Edi Rama.

 

Sipas kreut demokrat, tashmë është koha që të gjithë qytetarët të bashkohen në protestën e 8 korrikut të opozitës me qëllim që t’I jepet fund diktaturës.

 

“Me 30 qershor 85% e shqiptarëve refuzuan dhunimin e Kushtetutës. 85% e shqiptarëve refuzuan farsën e votimeve moniste, 85% e shqiptarëve refuzuan politikën e bërë njësh me krimin. 85% e shqiptarëve refuzuan politikat e varfërisë dhe mjerimit. 85% e shqiptarëve refuzuan vjedhjen me ligj, me PPP, me koncesione dhe oligarkë. 85% e shqiptarëve refuzuan Edi Ramën! Të hënën #8korrik në ora 20:00 bashkohemi të gjithë në Tiranë kundër diktaturës, bashkohemi në mbrojtje të lirisë dhe pluralizmit, bashkohemi për familjet dhe fëmijët tuaj, për #ShqipëriaSiEuropa! Asnjë hap pas! #RamaIk”

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re