Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha këtë të dielë ka zhvilluar një vizitë në njësinë administrative nr.6 në Tiranë, ku kanë pësuar dëme disa banesa si pasojë e lëkundjeve të tërmetit të rënë me 26 nëntor.

 

Kryedemokrati Basha përmes një postimi në rrjetin social Facebook, është shprehur se këta banorë kanë nevojë për vlerësim dhe përkrahje.

 

Ndër të tjera ai thekson se në këtë njësi rreth 40 familje janë nga bizneset.

 

“Sot në njësinë administrative 6 në Tiranë, qindra banesa të shkatërruara dhe të pabanueshme. Mes vuajtjeve, stresit dhe tronditjes banorët kërkojnë vlerësim urgjent, strehim dhe ndihma ushqimore! Ata thonë se deri tani janë tërësisht jashtë vëmendjes dhe të braktisur në fatin e tyre. Mirënjohje për kontributet dhe ndihmën e disa bizneseve që ndonëse në vështirësi kanë strehuar 40 familje. Ndërkohë u informova se ndihma të tjera të destinuara nga Kosova për këtë zonë janë ndalur në Kashar dhe nuk kanë arritur në destinacion. Gjithsesi vullnetarizmi nuk mjafton. Duhet menjëherë prania dhe ndihma e shtetit!”

 

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re