Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka takuar në selinë e Këshillit të Europës delegacionin e Kosovës.

Basha, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se, me ministren e Jashtme Donika Gërvalla dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë diskutuar për një bashkëveprim të aksionit në mbështetje të Kosovës dhe anëtarësimit sa më parë të saj në KiE.

Kryedemokrati shkruan se, “detyra e Shqipërisë është të jetë në dispozicion dhe mbështetje të Kosovës me çfarë të ketë nevojë, ndërsa kërkon hetim të plotë të sulmit në Banjskë”.

Postimi i Bashës:

Me ministren e jashtme të Kosovës, Donika Gervalla dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës, duke diskutuar për një bashkëveprim të aksionit tonë në mbështetje të Kosovës dhe anëtarësimit sa më parë të saj në Këshillin e Europës.

Detyra e Shqipërisë është të jetë në dispozicion dhe mbështetje të Kosovës me çfarë të ketë nevojë. Asnjë vendim apo veprim pa koordinim me Kosovën.

Sulmi terrorist i 24 shtatorit është një këmbanë alarmi për faktorin ndërkombëtarë pasi pas tij fshihet skenari i ndarjes “de fakto” i Kosovës.

Duke përdorur Beogradin, Moska po vë në jetë strategjinë e saj të destabilizimit dhe futjes në kaos të Ballkanit Perëndimor, duke minuar krahun Juglindor të NATO-s.

Një organizim i tillë dhe një armatim aq i sofistikuar do të ishte i pamundur pa përfshirjen e aktorëve shtetërorë. Prandaj është i domosdoshëm një hetim i plotë i kesaj ngjarje, planifikuesve dhe urdhëruesve të saj.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re