Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vijuar ditën e sotme takimet me demokratët. Teksa ka ndarë një foto nga takimet, Basha shkruan se PD do i ofrojë shqiptarëve një model që mishëron kulturën e re politike.

Basha shton se PD ka nisur procesin e riorganizimit, për t’i shërbyer shumicës së shqiptarëve, që kanë braktisur modelet e vjetëruara dhe kërkon një ndryshim të vërtetë.

Më tej ai shton se kjo parti do ta sjellë këtë ndryshim, duke u bashkuar përmes vlerave dhe ideve në Aleancën Qytetare për Demokracinë.

Deklarata e plotë e Lulzim Bashës

Partia Demokratike do t’u ofrojë shqiptarëve një model që mishëron kulturën e re politike të ndërtuar mbi aktet dhe veprat e qendrestarëve, burrave dhe grave, të rinjve dhe të rejave që mbrojtën me vendosmëri vlerat dhe parimet që janë në themel të forcës sonë politike:

Aleancë e qartë me partnerët strategjikë;

Lufta pa kompromis ndaj korrupsionit;

Për pastrimin e politikës, duke u dhënë fuqi qytetarëve të zgjedhin me votë përfaqësues me integritet.

Mbi këto parime, Partia Demokratike ka nisur procesin e riorganizimit, për t’i shërbyer shumicës së shqiptarëve, që kanë braktisur modelet e vjetëruara dhe kërkon një ndryshim të vërtetë.

Partia Demokratike mund dhe do ta sjellë këtë ndryshim, duke u bashkuar përmes vlerave dhe ideve në Aleancën Qytetare për Demokracinë, nëpërmjet së cilës mund të formojmë një shumicë reformuese për të bërë ndryshimet kushtetues që mundësojnë:

Listat e hapura;

Vetting-un në politikë;

Kufizimin e mandateve;

Votën e diasporës.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re