Kreu demokrat Basha u dha të drejtë protestuesve të zonës së “Astirit”, duke cituar dy vendime të qeverisë “Berisha”, ku ai pra bënte pjesë, në lidhje me dëmshpërblimin në të tilla raste.     

 “Kam dy vendime të Këshillit të Ministrave të 2011 dhe 2012, i pari përcakton një precedent ligjor ku vendos që: ata që janë në proces legalizimi do të kompensohen në vlerën e tregut.

Zbatimi i ligjit nuk lë rrugë tjetër përveç se vlerësimit dhe dëmshpërblimit para se të lëvizë edhe lopata e parë, cdo gjë tjetër është e paligjshme.

Për Teatrin ju thashë se është vijë e kuqe dhe thashë po u prish në këtë mënyrë nesër do të prishen edhe shtëpitë e shqiptarëve. Kjo është dy herë vijë e kuqe për Partinë Demokratike. Qytetarëve u lind e drejta të mbrojnë banesat me cdo formë dhe PD është në krah të tyre”, tha Basha.

Qeveria nga ana e saj thotë se ato familje që janë në banesa të palegalizuara do ndihmohen duke iu paguar qera banese për tre vjet, ndërsa ata që janë me banesa të rregullta do dëmshpërblehen.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re