Kryetari i PD vijon turin e takimeve dere me dere me  qytetaret në  njesine 4 ne Tirane.

 

Fillimisht ai u ndal ne zonën e  “Oxhakut” dhe pranë shkollës “Bajram Curri”, ku u takua me qytetarë, tregtarë dhe sipërmarrës të kësaj zone, me të cilët ka diskutuar mbi gjendjen ekonomike dhe politike të vendit.

 

Ai u njoh me problematikat e tyre të shumta. Rritja e çmimeve, rritja e taksave dhe tarifave, rënia e fuqisë blerëse, papunësia e lartë,  e ka vështirësuar jetën e tyre, sidomos te pensionistëstëve.

 

“Paratë që duhet të shkonin te qytetarët sot përfundojne në xhepat e një grushti oligarkësh të lidhur me qeveritarët”, – theksoi Basha, ndërsa shtoi se  “ekonomia sot është e kapur nga interesat e një grupi të ngushtë, të lidhur më zyrtarë të korruptuar dhe  nuk ju ofron atyre mundësitë që meritojnë”.

 

 

“Ne e mbështesim dhe inkurajojme SPAK t’i japë fund pandëshkueshmërisë në nivele të larta dhe kërkojme që të mos ketë asnjë imunitet për parlamentarët dhe qeveritarët që hetohen nga SPAK”, – u shpreh kreu demokrat.

 

Qytetarët kanë mirpritur edhe propozimin e bërë nga PD për lista të hapura dhe vetingun e politikaneve.

 

“Është koha që qytetarët të mesojnë se kush janë politikanët e korruptuar dhe që ata vete të zgjedhin deputetin e tyre dhe shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, të cilet japin një kontribut të madh për vendin të kenë mundësi të votojnë në zgjedhje nga aty ku jetojnë, presidenti të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli,-  tha Basha

 

 

 

Gjatë takimeve në degën 4 në Tiranë, ai pati një ndalesë në zonën pranë shkollës “Bajram Curri”, ku bisedoi me banorë të kësaj lagje.

 

 

“Me banorët pranë shkollës “Bajram Curri”, për të dëgjuar zërin e tyre, shqetësimet por dhe idetë që ata kanë për te dalë nga kjo situatë e vështirë ekonomike.Sot, të ardhurat e shumicës së shqiptarëve në raport me çmimet, janë më të ulëtat në Europë, sepse fatkeqësisht korrupsioni në Shqipëri është në nivelet më të larta.Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm, thjesht duhet ta shndërrojmë në të mirë të qytetarëve dhe jo të një grupi njerëzish të lidhur me pushtetarët”, – shkruan kreu demokrat.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re