Demokracia dhe ekonomia janë për Lulzim Bashën, dy sfidat me të cilat po përballet aktualisht Shqipëria.

Gjatë një takimi të organizuar nga Qendra Për Sigurinë në Europën Juglindore me fokus situatën ligjore dhe ekonomike në vendin tonë gjatë pandemisë, Basha deklaroi se sfida e parë është kriza politike dhe kushtetuese që I ka rrënjët sipas tij në zgjedhjet e manipuluara të vitit 2017.

Ndërsa sfida e dytë ka të bëjë me ekonominë.

“Shqipëria ka humbur 10 herë më tepër vende pune sesa Maqedonia e Veriut. Bëhet fjalë për rreth 65.000 vende pune. “ ka deklaruar kryetari I PD Lulzim Basha.

Ndërsa kreu I Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka deklaruar se sot në Shqipëri ka një regjimi jokushtetues, me mazhorancë absolute, në duart e një njeriu,  Edi Ramës.

Sipas Mediut,  pandemia është shfrytëzuar për të frikësuar qytetarët dhe për të rritur kontrollin mbi ta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re