Pas Vorës, Kamza ishte bashkia e radhës që vizitoi kryetari i PD-së, Lulzim Basha, këtë të hënë. Edhe pse në një kohë ku nuk lejohen grumbullimet, atje ishin mbledhur me dhjetëra qytetarë që shin në pritje të liderit opozitar.

Basha u bëri thirrje qytetarëve që të marrin masat e të ruajnë shëndetin pasi në 25 Prill do t’u drejtohen kutive të votimit për të bërë ndryshimin.

“Më 25 Prill vjen dita e ndryshimit. Bashkë për ndryshimin. Shqipëria fiton. Rama ik.

Ruani shëndetin, merni masat, mbani distancat, më 25 Prill të gjithë në kutitë e votimit”, tha Basha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re