Gjatë fjalës së tij në Kuvendin Kombëtar që po mbahet sot, Basha foli edhe për ‘trekëndëshin e Bermundës”, ku përfshihet Kryeministri Rama, Presidenti Meta dhe ish Kryeministri Berisha.

Basha tha se Partia Demokratike është e vendosur në shkërmoqjen e këtij trekëndëshi.

“Ne jemi vendosur të përballemi me ata që prej dekadash besojnë se mbijetesa e tyre personale është më e rëndësishme se mirëqenia e popullit tonë,

Partia Demokratike është e vendosur në shkërmoqjen e trekëndëshit të Bermudës dhe prodhimit të saj të fundit politik, regjimit të edi ramës përmes masakrës zgjedhore.

Që ethshëm ka synuar të cënonte ekzistencën dhe qendrueshmërinë e Partisë Demokratike. Nuk ia kanë arritur, e nuk do ta arrijë kurrë, sigurisht falë shumicës së anëtarëve dhe delegatëve të partisë sonë të mrekullueshme, që janë sot në këtë sallë e jashtë saj.

Ne kemi pasur probleme të shumta, por krenohemi që jemi partia e Dhjetorit ’90, që i ka i mbijetuar 31 viteve lufte të ashpra kundër saj, nga e majta komuniste apo nga kollona brenda nesh, deri te tentativat e të korruptuarve apo krimit të organizuar për të na dobësuar, për të na demoralizuar apo për të çfunksionalizuar Partinë Demokratike”, deklaroi Basha.