Kreu i PD, Lulzim Basha ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të aktorit dhe regjisorit Pirro Mani.

Basha thotë se sot është një ditë e trishtë për teatrin, artin shqiptar dh artdashësit.

Ai i shpreh ngushëllimet familjes Mani dhe kolegëve të tij artistë.

Pirro Mani u nda nga jeta sot në moshën 89-vjeçare në SHBA ku jetonte prej kohësh bashkë me familjen e tij.

MESAZHI NGA LULZIM BASHA

Me hidhërim të thellë mësova lajmin e ndarjes nga jeta e ikonës së teatrit Pirro Mani.

E sotmja është një ditë e trishtë për teatrin, një ditë e trishtë për artin shqiptar, një ditë e trishtë për artdashësit.

Në këto orë të vështirë për familjen Mani i shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta bashkëshortes znj. Pavlina Mani dhe fëmijëve, si dhe kolegëve e miqve të tij në botën e artit.

U prehtë në paqe!