Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka bërë thirrje kryeministrit Rama, ti lejë menjëanë sulmet politike, të mos merret me opozitën po me shëndetin e njerëzve.

Në një lidhje me “Euro news” Basha u shpreh se do të ketë kohë të merret me opozitën dhe opozita me të, por se aktualisht është primare jeta e njerëzve.

“Refuzoj të përfshihem në debat politik. I bëj thirje të mos merret me opozitën. Do kemi kohë të merret ai me ne dhe ne me të.

Beteja sot është për shëndetin e njerëzve. Po flasim për jetë njerëzish. Asgjë nuk vlen me shumë se jeta e njerëzve. Politikanët shkojnë e vijnë.

Prandaj i kemi bërë propozimet. Mjafton të ketë një menaxhim të mirë dhe transparencë”, theksoi ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re