Lideri i opozitës, Lulzim Basha ka lëshuar një mesazh të drejtpërdrejtë për kryeministrin Rama pas dënimit nga ana e gjykatës të ish-deputetit të PD, Ervin Salianji.

 

Basha akuzoi qeverinë se po përpiqet t’i mbyllë gojnë opozitës në këto gjasthë vite qeverisje ndërsa paralajmëroi kryeministrin Rama se I ka bërë llogaritë gabim. Për liderin demokrat, opozita nuk do të bëj asnjë hap pas pavarëisht përpjekjeve të qeverisë.

 

“Ne jemi Partia Demokratike! Ne jemi sot partia që gëzon besimin e shumicës dërrmuese të shqiptarëve. Bashkë me ta, do të bëjmë të mundur që, me zgjedhje të lira e të ndershme, të shpëtojmë vendin nga një kryeministër që sundon me një grusht kriminelësh dhe oligarkësh. Partia Demokratike është dhe do të jetë në krahun e çdo gazetari, në krahun e çdo qytetari, që denoncon padrejtësinë, korrupsionin dhe lidhjet e Edi Ramës, familjes apo qeverisë së tij me krimin e organizuar. Mesazhi im për Edi Ramën është i thjeshtë dhe i qartë: I ke bërë llogaritë gabim!”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re