Duke deklaruar sot se “Kajmaku është fytyra e Edi Ramës dhe rasti i tij vërtetoi edhe njëherë se Rama qeveris me krimin”, kryedemokrati Lulzim Basha ka theksuar se eshte koha qe parlamenti t’u kthehet shqiptareve.

Ne nje deklarate per mediat nga selia blu, pas vendimit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për të hequr mandatin e kyebashkiakut të Vorës Agim Kajmkaku, Basha tha se duhet nje qeveri kujdestare, qe te garantoje voten e shqiptareve.

https://connect.facebook.net/fr_FR/sdk.js#xfbml=1&version=v5.0

LIVE – Komunikim me gazetarët

Publiée par Lulzim Basha sur Vendredi 1 novembre 2019

“Agim Kajmaku është fytyra e Edi Ramës, është fytyra e radhës se me kë qeveris ai. Ai nuk qeveris dot pa persona të inkriminuar. Është edhe një poshtërim për shqiptarët që shkëlqejnë kudo në botë por në vend qeverisen nga krimi. Tani janë të gjitha provat se kjo ka qenë një skemë e Edi Ramës për të qeverisë me krimin. T’ja kthejmë parlamentin shqiptarve me zgjedhje të parakohshme parlamentare në një qeveri kujdestare që do të garantojë votën e tyre”, u shpreh Basha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re