Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar Armin Laschet në zgjedhjen e tij si kreu i ri i CDU-së në Gjermani.

Në një mesazh urimi, Basha shprehet se pret që  të vijojë  punën për të avancuar integrimin e Shqipërisë në BE.

“I nderuar Armin Laschet urime për zgjedhjen tuaj si kryetar i CDU-së. Shumë suksese në drejtimin e simotrës tonë CDU drejt fitores në zgjedhjet e ardhshme. Unë dhe Partia Demokratike presim të vijojmë punojmë së bashku për të avancuar integrimin e Shqipërisë në BE”, shkruan Basha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re