Basha kishte mbërritur pak më herët në Shqipëri, diku në vitin 2004 dhe ishte ingranuar në PD përmes KOP-it. Shumë shpejt, ai po shndërrohej në njeri me peshë brenda selisë blu, duke eklipsuar senatorët.

“Sali Berisha nuk mendonte asnjëherë të rinovonte PD, mendonte ta trashëgonte atë dhe garancia më e madhe në këtë arst ka qenë vajza e Sali Berishës” u shpreh Ilir Yzeiri, Analist

“Ne sot nuk mund fajësojmë as Bashën e as ata që e pranuan e sponsorizuan apo mbështetën në atë kohë, unë kam qenë një ndër ata. Për herë të parë e të fundit që kam lobuar për dikë ka qenë për Luli në radhë të parë por edhe tjetërt që konsideroheshin Komiteti Orientimit Politikave në PD” u shpreh Astrit Patozi, Ish-Nënkryetar i PD

“Unë nuk jam marrë kurrë me emra të përvecëm, sigurisht kam qenë ndër mbështetëset kryesore të hapjes së politikës” u shpreh Jozefina Topalli, Ish-Nënkryetare e PD

Vajza e Sali Berishës, Argita, është ndjerë e kompleksuar nga fjalët se ajo e solli në PD Lulzim Bashën. E pyetur për këtë në një intervistë të vitit 2006, ajo tha se Basha ka qenë shumë herët në PD.

“Lulzim Basha ka qenë një nga pjesëmarrësit e levizjeve Demokratike të ‘90-‘92 dhe ka ruajtur lidhje të vazhdueshme, duke qenë në pushtet apo në periudhën e krizës së Kosoves” u shpreh Argita Malltezi

“Kam qenë pranë PD që me Ramën, Hajdarin, Gjanën që sot nuk jeton më, vetëm këtë njeri se kam parë ndonjëherë. Ka ardhur në PD në vitin ‘04-‘05 në mos gaboj që e solli vajza e Sali Berishës pasi mbaruan misionin në Kosovë në UNMIK” u shpreh analisti, Ilir Yzeiri

Pas fitores në zgjedhje në vitin 2005, Berisha e katapultoi 31-vjeçarin Lulzim Basha, Ministër të Transporteve dhe Punëve Publike. Në atë detyrë u akuzua për një dëm prej 230 milionë eurosh në tenderin për rrugën e Kombit. Çështjen e mbylli me procedurë.

Më pas, Berisha e transferoi ministër të Jashtëm. Në këtë detyrë firmosi marrëveshjen detare me Greqinë. Ekspertët vlerësuan se vendi humbte mbi 350 kilometër katrorë det.

Pas kësaj çështjeje, Berisha e emëroi ministër të Brendshëm. Në këtë detyrë, Basha mbahet mend për 21 Janarin, protestën ku u vranë nga Garda 4 demonstrues. Po atë vit, ai merr drejtimin e Bashkisë së Tiranës nën patronazhin e Sali Berishës.

Në fakt, Basha humbi me 10 vota, por, KQZ e drejtuar nga Arben Ristani përmbysi rezultatin përmes një skenari ekstraligjor. Pasi Partia Demokratike humbi zgjedhjet e vitit 2013, Lulzim Basha zgjidhet në krye të kësaj force në një process të kontestuar. Ai mundi të ndjerin Sokol Olldashi me 80 % të votave. Procesi kishte bekimin e Berishës.

“Nuk ishte garë korrekte për shkak se fituesi ishte paracaktuar” u shpreh Astrit Patozi, Ish-Nënkryetar i PD-së
“Ai jo vetëm që e mori PD pa asnjë meritë, skishte asgjë të shkruar ky njeri, ose një gjë të artikuluar, merita e tij ishte që ishte mik me vazjën e Sali Berishës dhe ajo e paraqiti si njeri që mund të merte drejitmi në PD” u shpreh Ilir Yzeiri, Analist
“Pas ‘2013 partia vetëm është mbyllur, përçarë ka ikur nga terreni vlerave e aprimeve mbi të cilat u themelua dhe partia ka fshirë të djathtën” u shpreh Jozefina Topalli, Ish-Nënkryetare e PD./ top-channel