Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shprehur faleminderimin e tij për të rinjtë dhe të rejat që po ndihmojnë këto ditë banorët e Bubqit.

‘Mirënjohje e thellë per të rinjtë dhe të rejat që prej ditësh po ndihmojnë banorët e Bubqit. Ata kanë ngritur një kuzhinë dhe gatuajnë drekë dhe darkë për banorët e dëmtuar nga tërmeti dhe një sistem shpërndarje bashkë me veshje dhe ilace për familjet në këtë zonë.

Mirënjohje nga zemra për të gjithë ata që kontribojnë sipas mundësive që së bashku si një familje e madhe duke ndihmuar njëri-tjetrin të lehtësojmë vuajtjet dhe dhimbjen e njerëzve në emergjencë’, shkruan Basha në rrjetet sociale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re