Kryetari aktual i Partisë Demokratike, njëherazi dhe kandidati në garë për të rimarrë kreun e saj, Lulzim Basha, ka mbajtur mbrëmjen e sotme një takim me bazën demokrate të Mallakastrës.

Basha ka kërkuar votën e demokratëve në zgjedhjet e ditës së diel për të mos u dorëzuar përballë masakrës zgjedhore, si dhe për të arritur ndryshimin e merituar për të gjithë shqiptarët.

“Të dielën do vendosim të vazhdojmë me gjithë forcën tonë betejën kundër regjimit Rama-Doshi, do t’i kthejmë vendit demokracinë dhe përmes saj ndryshimin.

Nuk dorëzohemi përballë maskarës zgjedhore. Së bashku me shumicën e shqiptarëve do sjellim ndryshimin që njerëzit duan dhe meritojnë”, deklaroi Basha.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re