Opozita ka nisur protestën e radhës para Parlamentit ku kërkon largimin e kryeminsitrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore deri në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.
Në mungesë të kreut demokrat Lulzim Basha, peshën kryesore në këtë protest e kanë marrë të rinjtë e FRPD dhe LRI.
Me pankarta të shumta me mbishkrimin “IK”, të rintjë kanë kërkuar largimin e kryeminsitrit Edi Rama.
Protestës I janë bashkuar edhe ish-deputetët opozitarë.