Vijon mbledhja e kryesisë së PD-së që ka nisur në 17:00. Gazetarja Erneta Shevroja raporton se do të diskutohen tre pika, ngritja e punës për degët që do të mbikëqyrin procesin e verifikimeve të anëtarësisë, modalitetet për zgjedhjen e kryetarit dhe ngritja e një komisioni që do të menaxhojë procesin e zgjedhjeve në PD.

Kjo e fundit ka shkaktuar debate mes anëtarëve. Në mbledhje po marrin pjesë 17 anëtarë nga 28 në total. Mbledhja është braktisur nga grupi që propozoi një rrugë tjetër sa i përket procesit të zgjedhjes së kryetarit të ri të PD-së, duke nisur që nga sekretari i përgjithshëm, Gazment Bardhi dhe deputetët në mbështetje të tij.

“Këto vijnë në vazhdën e konflikteve që kanë nisur në fillim që kur kryesia dhe anëtarët e saj hodhën idenë e riorganizimit të PD-së. Gazment Bardhi kërkonte që ky proces të niste nga baza dhe të përfundonte tek kryetari ndërkohë që pjesa tjetër e grupit kërkon një proces më të përshpejtuar.Në PD mund të themi se janë bërë gy grupime me këtë braktisje në këtë mbledhje. “, tha gazetarja.

Anëtarët që po marrin pjesë në mbledhjen e thirrur sot në PD:

Enkelejd Alibeaj
Taulanda Jupi
Gentian Gaba
Endri Hasa
Xhemal Gjunkshi
Kreshnik Collaku
Gazmend Konduzi
Taulant Zeneli
Agron Kapllanaj
Indrit Sefa
Fitim Zekthi

Janë në mbledhje:

Arbi Agalliu
Kreshnik Collaku
Jemin Gjana
Fitim Zekthi
Gentian Gaba
Endri Hasa
Indrit Sefa
Roland Bejko
Taulant Zeneli
Gazment Koduzi
Taulanda Jupi
Flutura Acka
Orjola Pampuri
Agron Kapllanaj
Enkelejd Alibeaj
Xhemal Gjunkshi
Merita Bakiu (online)

Kanë dhënë dorëheqjen:

Jorida Tabaku
Flamur Hoxha
Oriela Nebiaj

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re