Artan Fuga, anëtar i Akademisë së Shkencave i ftuar në emisionin “Të Vaksinuarit” ne Fax News me Aulon Kalanë ka analizuar krizën politike që ka përfshirë PD-në dhe protestën e 8 janarit.

Gjatë një lidhje në Skype nga Franca, Fuga tha se përplasja brenda PD-së është një ndër rastte më unike në botë e cila ka përçarë këtë parti në dy krahë. Sipas analizës së Fugës, Basha ndihet inferior pasi nuk ka mbështetjen e duhur të bazës dhe për këtë arsye ka frikë të dalë në votëbesim.

“Prej disa ditësh jam në Francë për një shërbim mësimdhënie dhe brenda pak ditësh do të kthehem në Tiranë. Si qytetar e kam parë me trishtim sepse është një ngjarje e hidhur për ato forca të shoqërisë shqiptare. Një ngjarje e paralajmëruar, një ankth që mblidhej e mblidhej dhe në një moment shpërtheu. Është një ngjarje që ka të bëjë me jetën tonë politike. E kam parë me gjakftohtësi duke u përpjekur të mbaj paanshmërinë e studiuesit pasi një ngjarje si kjo ka pasoja për sistemin demokratik dhe pasojat e politikës në Shqipëri. E kam parë me gjakftohtësi për të qenë i paanshëm.

Unë dua të them me kënaqësi që një shoqëri si e jona ka pakica të zhurmshme, ajo pjesë e opinionit publik dhe militantëve të PD-së e cila është e angazhuar. E zhurmshme nuk ka konceptr negativ por që shprehet, mbush sallat dhe stadiumet. Këtu jam dakord me ju sepse ka një ndarje. Elektorati i PD është mbi 600 mijë në zgjedhjet e 25 prillit, nëse janë angazhuar 10 mijë ja po e shtoj edhe me 10 duke e bërë 100 mijë, po 500 mijë të tjerët ku janë? Nuk janë të vendosur me asnjë palë, janë reflektues dhe kjo është një anë pozitive. Nuk mendoj se shumica është e ndarë por nuk ka prova.

Në bindjen time të analizës , unë mendoj se aktualisht zoti Berisha në atë pjesë të militantëve që shprehet ka pasur shumicën. Në lëvizjen që mori ka pasur një përkrahje masive brenda PD-së. Nëse Basha do të kishte shumicën vendimin e 9 shtatorit do ta kalonte shumë lehtë. Stepia e Bashës më bën të mendoj se ndihet inferior nga pikëpamja e numrave. Dy palët kanë çliruar Shqipërinë nga makthet nëse votat nga dy kuvendet do të ishin numëruar mirë. Nëse Basha e konsideron se ai është kryetar legjitim i partisë, ai duhet ti dalë për zot partisë , i pari ai duhet të kërkojë që ato pjesëmarrje në kuvendin e 11 dhjetorit të numërohen mirë, janë pjesë e partisë së tij, janë njerëz që bëjnë pjesë brenda parisë së tij, smund ti trajtojë ata si njerëz jashtë partisë.

Për mendimin tim Basha do të kalonte në votëbesim nëse bëhet fjalë për një frymë perëndimore. Ngjarja e 8 janarit është një krizë e dhunshme brenda PD që drejton Basha dhe është një nga rastet të vetme në histori ku fraksione brenda së njëjtës parti dhunojnë njëri tjetrin në ambiente publike. Një pjesë e militantëve rrethon deputetët që i ka votuar në 25 prill, një rast i vetëm. Një rast unik në botë që ndërhyn policia për të vendosur rregull brenda partisë, a mund të ketë krizë më të rëndë se kjo brenda Partisë Demorkatike”, tha Fuga.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re