Kreu demokrat Bash aka shfrytëzuar 5 Majin e komunizmit, për të goditur pikërisht komunizmin, më saktë simbolet e tij të mbetura ende, e që për demokratët mbahen gjallë prej pushtetit.

“PD është e angazhuar të çoj në Parlament ligjin për ndalimin e simboleve të komunizmit, dekomunistizimin e Shqipërisë,për të bërë të qartë se kurrë më nuk do të pranojmë rikthimin e të shkuarës së përgjakshme dhe të dhimbshme për të cilën shqiptarët kanë paguar çmimin më të shtrenjtë në Europë dhe kjo do të nisë me ndalimin e simboleve të komunizmit dhe portretit të gjakatarit Enver Hoxha”, tha Basha, ku më tej i ka dhënë dhe një shpjegim të tijin pjesëmarrjes në homazhet e 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve, e cila kontestohet nga disa të djathtë.

“Është dita për t’i kujtuar njëri-tjetrit, se liria fitohet dhe mbrohet çdo ditë. Se ditën që nuk luftojmë më për liri rrezikojmë ta humbim atë. Ndaj dhe thirrja ime sot është të vazhdojmë ditë për ditë betejën tonë për lirinë e kërcënuar nga diktatura dhe tirania e krimit, autokracia që shkel ligjin për interesa private dhe personale të pushtetit, liria nga tirania e varfërisë, korrupsionit që zhvat dhe shkatërron pasuritë e vendit”, tha Basha.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re