Psikologia e njohur Denata Toçe, njëkohësisht kandidate e Bindjes Demokratike, ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Soiree’ ku ka përshkruar karakterin e disa prej politikanëve në Shqipëri duke theksuar edhe ndonjë çrregullim psikologjik.

Për kreun e PD, Lulzim Bashën, Toçe tha se e sheh vetëm dhe se ai nuk ka shok.

“Një gjë më ka bërë përshtypje tek ai. Nuk ka shokë. Unë do të doja shumë që ai ta kishte këtë gjë. Të kishte shok, spontanitet, sepse është shumë rixhit.

Kam përshtypjen që mund të bënte shumë herë më tepër si figurë politike, karizmin e tij mund ta kishte më të larmishme, mund të kishte qenë më spontan në qoftë se nuk do të ishte kaq rixhit.

Nuk e shoh që të ketë shok”, përfundoi Denata Toçe.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re