Në vazhdën e takimeve në rrethe, kryedemokrati
Lulzim Basha pritet që ditën e diel të ndalet në Berat, ku takimin e parë do ta
zhvillojë me fermerët e bashkisë së Urës Vajgurore në vendin e quajtur Ura e
Kuçit, ndërsa më tej do të zhvillojë një takim me banorët e Beratit.

Në një njoftim në profilin e rrjetit social
facebook të PD-së Ura Vajgurore, mes të tjerash, thuhet se “kjo valë protestash në të gjithë Shqipërinë
na tregon që më në fund populli po zgjohet”.

Po ashtu, më tej thuhet se “të gjithë që ndiejnë mbi vete se si gjithçka
po shkon më keq duhet të reagojë…Ndaj mos harroni, më 10 shkurt, ora 15:00
tek Ura e Kuçit”.

Pas takimit me fermerët në Urën e Kuçit, shefi
i opozitës, Lulzim Basha, pritet të zhvillojë një takim me banorët e Beratit, i
cili do të zhvillohet në ora 16:00 në pedonale, përballë Prefekturës dhe Qarkut
Berat, ashtu siç njoftoi pak ditë më parë selia blu e Beratit./ beratinews

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re