Lideri i opozitës Lulzim Basha ka përcjellë në Cerrik të njëjtin mesazh, opozita kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare e lokale në të njëjtën ditë.

 

Pa specifikuar datën se kur synon opozita që të zhvillohen zgjedhjet, Basha ka theksuar se nuk e njeh kryetarin e ri të bashkisë së Cerrikut që sot morin mandatin që deri dje e mbante Altin Toska i lëvizjes Socialiste për Integrim.

 

 “Nuk ka kryetar bashkie këtu. Kryetar i bashkisë do të jetë kandidati i PD me zgjdhje të lira e të ndershme me miratimin e koalicionit opoiztar. Ky është synimi ynë, zgjedhje të parakohshme, zgjedhje vendore në të njëjtën ditë.”

 

Kryetari i demokratëve ka paralajmëruar se të gjithë do të përgjigjen para ligjit.

 

E sotmja është farsë kriminale, dita do të vijë shumë shpejt që të gjithë ata që shpenzojnë paratë e shqiptarëve me këtë farsë do të japin llogari ligjërisht dhe penalisht ndërsa autorët dhe ideatorët i presin prangat.

 

Prej një muaji lideri i opozitës Basha ka nisur një tur takimesh në të gjithë Shqipërinë ku ka përcjellë mesazhin se 30 qershori është nul dhe u ka kërkuar strukturave të bëhen gati për zgjedhje të parakohshme.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re