Ndërkohë që kreu i PD, Lulzim Basha po zhvillon një takim me demorkatët e Dibrës me rastin e 31 vjetorin e themelimit të PD dhe me synimin për t’u takuar me simpatizantët e këtij qarku, ish kryeministri, Sali Berisha ka zgjedhur që të zhvillojë takim në Vlorë.

Berisha ka njoftuar se do të jetë i pranishëm në një sallë të hotelit në Vlorë, ku do të zhvillojë një takim me demokratët vlonjatë me rastin e 31 vjetorit të themelimit dhe në të njëjtën kohë do të mbajë edhe konferencën për mediat.

Njoftimi i Plotë:

Te nderuar kolege!

Me rastin e 31 vjetorit te themelimit te deges se Partise Demokratike, Vlore, dega dhe anetaret e PD-se, do te organizojne nje takim ne ora 12:00 ne ambientet e Hotel Bologna, Skele ku pjesemarres do te jete edhe Z. Sali Berisha dhe simpatizante te Partise Demokratike.

Mediat qe deshirojne te ndjekin aktivitetin mund te marrin sinjalin permes faqes zyrtare se Z. Berisha ne kanalin Youtube te cilen do ta shperndajme ne grupin e medias sapo te nis aktiviteti.

Shenim: Pamjet e aktivitetit do te nisen me wetransfer sapo te perfundoje takimi.

Ju falenderojme dhe ju urojme pune te mbare!

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re