Skip to content

Basha: Ne do të luftojmë kundër krimit, nuk e veshim kriminelin me kostum për ta futur në parlament

Lulzim Basha në fjalën e mbajtur në takimin e zhvilluar në Kuvendin e PD, ritheksoi se programi i kësaj force politike ishte programi më i mirë i hartuar në historinë e këtyre 30 viteve.

Basha u shpreh se Partia Demokratike luftoi dhe do të luftojë kundër krimit të organizuar.

“Ne luftuam dhe do të luftojmë kundër krimit të organizuar. Ne nuk e veshim kriminelin me kostum për ta futu në parlament dhe bashki. Ne e dimë që kur ky tumor përhapet në indet e një partie politike shtrihet në të gjithë pushtetin”, tha Basha.