Fatmira Hajdari, e ëma e deputetes Rudina Hajdari do të jetë gjyqtarja e çështjes në Gjykatën e Apelit për Lulzim Bashën dhe dy zyrtarëve të Partisë Demokratike, Arben Ristanin dhe Ilir Dervishin, për akuzat për “falsifikim të formularëve”. Emri i Fatmira Hajdarit është zgjedhur sot pas  një shorti që u zhvillua në Gjykatën e Apelit.

Më 13 janar gjykata e Tiranës pushoi çështjen për Lulzim Bashën dhe dy zyrtarët e tjerë të PD që akuzoheshin për “falsifikim të dokumenteve”. Gjyqtari Lazer Sallaku vendosi  të pushojë çështjen, duke rrëzuar kërkesën e Prokurorisë. Por organi i akuzës  më 27 janar apeloi vendimin dhe është prokurori Kol Hysenaj ai që është shprehur kundër vendimit pasi ka theksuar se ekziston fakti penal për të të akuzuarit në këtë çështje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re