Pas Tiranës, Lulzim Basha ishte në Durrës ku zhvilloi takime me biznese të ndryshme.

Kreu i PD, bisedoi me tregtare kryesisht në lidhje me pasojat që situata e pandemisë ka sjellë tek biznesi i tyre.

Ai tha se vec pasojave që la tërmeti, në këtë qytet pandemia e ka rritur edhe më shumë varfërinë.

Sipas Bashës, qytetarët I kanë shprehur shqetësimin për mungesën e plotë të ndihmës nga qeveria Rama.

Janë të shumtë dhe në Durrës ata që nuk kanë marrë rrogën e premtuar nga qeveria. Ndërkohë që rihapja e bizneseve me fasha orare të reduktuara  veç uljes së xhiros shoqërohet dhe me faturat e larta të energjisë elektrike, tatimeve dhe taksave vendore. Përditë e më zi shohin durrsakët ndërsa sezoni turistik i këtij viti pritet të jetë i vështirë dhe me humbje të pallogaritshme për turizmin e qytetit. Familje të tëra që do të kenë më pak të ardhura për shtëpitë e tyre pasi  një nga burimet kryesore do shterrojë.

Basha akuzon qeverinë Rama se keqmenaxhoi situatën e pandemisë në kurriz të shqiptarëve, duke favorizuar 10 oligarkët, klientë të saj. 

Në Durrësin e goditur rëndë nga tërmeti dhe pandemia, Ramavirusi po i zhyt qytetarët në varfëri dhe biznesin drejt falimentimit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re