Kreu demokrat Lulzim Basha, e nisi ditën sot në Durrës.
Ai inspektoi një biznes të prodhimit të përpunimit të metaleve në Durrës.
Gjatë bashkëbisedimit me administratorin e biznesit, Basha tha se qeveria ka 8 vjet që nuk mbështet bizneset, por vetëm ortakët e Ramës, që janë sheikë.
Kreu demokrat premtoi që pas 25 prillit, shqiptarët do te kenë një qeveri në krahun e tyre.
“Shoqëria nuk ecën përpara nëse gjithsecili nuk bën punën e vet.
Ka tetë vite që qeveria nuk bën detyrën, siç ka ngec linja jote ka ngecur dhe ekonomia shqiptare.
Përveç disa ortakëve të Ramës që nuk kanë falimentuar por janë sheikë, e hanë në restorantet e sheikëve.
Kryeministri dhe një grusht pushtetarësh janë bërë ortak me një grup oligarkësh.
Kjo zgjidhet fare thjesht duke pasur një qeveri që merr qeveritë e veta.
Në raport me energjinë është liberalizimi i tregut.
Është turp që në 2021 biznese si i yti kanë gjenerator.
Pas 25 prillit iu garantoj që do të jetë një qeveri në krahun tuaj”, u shpreh Basha.
Hajde e merre vesh se si mund te operoje Basha neser kryeminister nese vjen ndonjehere, me investimet permes nje biznesi i falementuar!
Falimenti ka koordinata te tjera, kalon neper disa proces dhe ekspertet qe ka afer duhet t’ia shpjegojne se ndalohet me ligj jo vetem dhenia e nje investimit nje biznesi te falimentuar, por dhe vijimin e qendrimit ne “treg” te nje te falimentuari!