Kryetari i Partisë Demokratike,  këtë të premte është rikthyer në Durrës ku ka takuar dhe ka dëgjuar nga afër shqetësimet e banorëve të prekur nga tërmeti  i 26 nëntorit.

 

Kryedemokrati në fillim është ndalur në lagjen 17, ku me dhjetëra banorë, ishin të alarmuar, pasi pallati i tyre, i dëmtuar nga tërmeti, nuk ka akoma një vlerësim zyrtar, nëse është apo jo i banueshëm.

 

Basha gjatë bashkëbisedimit me banorët është shprehur se e gjithë vëmendja e palëve politike është tek banorët e prekur nga tërmeti, sipas tij në këtë situatë nuk mund të ketë luftë politike.

 

Banor: Bashkërendohuni me pushtetin. Uluni, i lëmë ndasitë politike. Unë jam plotësisht dakord që jeni opozitë dhe keni frontet të ndara, keni vizionin tuaj.

Basha: Qeveria ka detyrat e veta, opozita ka detyrat e veta. Ju po e shikoni, ne vetëm luftë politike nuk po bëjmë.

Banor: Unë jam i forcës kundërshtare me ju, dhe ju falënderoj që më dëgjon me respekt dhe të falënderoj që je këtu mes nesh.

Basha: E rëndësishme është që ne të sjellim zërin dhe shqetësimet tuaja. Ky është roli ynë. Nëse ne e marrim zërin tuaj dhe e kthejmë në politikë për karriken tonë, ne bëjmë gabim. Nëse ne çojmë shqetësimin tuaj atje, ne e kemi bërë detyrën tonë, sepse po nuk e bëmë ne, nuk ka kush ta bëjë.

Edhe po të ishim në role të ndryshme, ne në qeveri dhe ata në opozitë, këtë do kërkoja nga ata. Nuk do kërkoja të bëja fotografi bashkë. Do t’u kërkoja ‘merrni zërin e njerëzve na e sillni dhe shikoni si po e bëjmë ne punën” Se këtë detyrë ka opozita. Po u shkri opozita, nuk ka më kush t’ju mbrojë.

Çfarë kemi kërkuar: E para, që vlerësimi të bëhet sa më shpejt, në mënyrë profesionale Për këtë kemi këshilluar që të shtohet numri i inxhinierëve, përndryshe vlerësimi shtyhet, e shtyhet, e shtyhet…

E dyta, të caktohen fondet, sepse vlerësimi pa fonde është zero. Sot në mëngjes, kanë pranuar një sugjerim që ua kam dhënë gjatë tre ditëve të fundit: që banorëve të zonave rurale që janë me shtëpi, t’u japin para në dorë, ta bëjnë vetë. Sepse koha nuk pret, dimri sapo ka filluar. Çfarë do të bëni, do të rrini me muaj të tërë kështu? Nuk mund të ndodhë kjo!

Çfarë duhet: Në rradhë të parë të dimë: 1.Sa banorë të Durrësit janë pa strehë. 2. Ku do të qëndrojnë në periudhën e ndërmjetme. 3.   Si do të zhvillohet më tej puna e tyre.

Ju thoni se i keni këto prona në qendër të qytetit dhe nuk doni ti humbni. Sepse kjo është një situatë ku, nga njëra anë ka hallexhinj, nga ana tjetër, ka edhe profiterë, njerëz që shikojnë të nxjerrin diçka nga kjo. Është e pashmangshme kudo. Ku bie tërmeti ka kudo çackej e peshkaqenë. Ne duhet me çdo kusht të shmangim që fatkeqësia e disa njerëzve të kthehet në oportunitet për matrapazë.

Banor: Kjo po u prish le të ndërtohet këtu dhe të jetojmë këtu. E kuptova, ma thatë disa prej jush. Tani këtu është roli ynë si opozitë që të jemi në krahun tuaj dhe të mos lejojmë që të bëhen dallavere të tilla në kurriz të njerëzve.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re