Skip to content

Basha në Elbasan: Kam ardhur të blej bugaçe, ta provojnë të gjithë se është kruasani i Shqipërisë

Kryedemokrati Lulzim Basha shpërndau një video ndryshe nga herët e tjera këtë të hënë në “Facebook”.

Ai kishte udhëtuar drejt Elbasanit për të takuar nga afër Moza Haxhihasanin, mjeshtren e bugaçes, sipas tij.

Basha tha se e pëlqen shumë bugaçen dhe jua rekomandoi të gjithëve.

“Ja ku jemi, me  Moza Haxhihasanin. Bugaçja më e mirë e Elbasanit. Sa herë kanë ardhur këtu e kanë marrë bugaçen dhe ma kanë sjellë, sot kam ardhur ta blej vetë bugaçen. Është specialiteti i Elbasanit dhe kruasani i Shqipërisë. Të keqen e kemi diku tjetër, atë që na rrit taksat dhe nuk po e lë biznesin të marrë frymë. Por ky është muhabet tjetër. Bugaçja është mëngjesi tipik i Elbasanit. Ja rekomandoj çdokujt që vjen në Elbasan, por deri në orën 12 se pastaj nuk ka më. Quhet mëngjezore. Ta provojnë një herë, të mos mbeten pa e provuar një herë. Po e përgatit tani mjeshtrja Moza Haxhihasani.”