Kreu i Partisë Demokratike teksa ndodhet sot në Kukës ka vizituar një familje të qytetit. Basha u njoh nga afër me shqetësimet e tyre, ndërsa provoi edhe flinë e përgatitur nga zonja e familjes.

“E paske qarë flinë. E bënte gjyshja ime. Gjyshja ishte pejane,” tha Basha.

Kryedemokrati gjatë bisedës theksoi se Kukësi është zonë me bukuri të mëdha natyrore dhe nuk duhet të ketë plagë emigracionin. Kreu i demokratëve premtoi edhe njëherë se me qeverisjen e tyre do të ulin çmimin e naftës.

“Investimi i parë është rruga, uji i pijshëm, energjia. Kur i bëjmë këto investime mbete t’ju mbështesim edhe me kredi të buta.

Turistët që vijnë sjellin me vete edhe paratë e tyre. Kemi një leverdi të dyfishtë. Duhet një dorë në fillim dhe këtë e jep vetëm shteti. Këto vite shteti jo vetëm që nuk ka ndihmuar por ka penguar.

Zonat kufitare naftën e marin o në Kosovë o në Maqedoni. Gjëja e parë që do të bëjmë është të heqim atë 240 lekëshin për litër.

Këto mrekulli që ka Kukësi nuk duhet ta ketë plagë emigracionin. Ka ardhur lloha për ndryshim dhe ndryshimi vjen me rritjen e pagave,” tha Basha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re