Skip to content

Basha në Fier me dy përbetimet e njohura

Kreu demokrat Basha u përbetua sërish se nuk do njohë 25 prillin, kësaj here nga Fieri, por që në parlamentin e dalë nga zgjdhjet e kësaj date ka lënë të kuptuar që do futet.

“Edhe një herë, askush të mos ketë asnjë dyshim, rezultati i masakrës elektorale të 25 prillit është i papranueshëm dhe nuk do të pranohet kurrë”, tha njeriu i parë i opozitës.

Përbetimi tjetër qe ai i mosbashkëpunimit me Ramën, pas ftesave të shumta të këtij të fundit.

“Kush vazhdon dhe flet për shanset e bashkëpunimit tonë me autorët e masakrës elektorale bën vetëm çirakun e Edi Ramës”. Konkludoi Basha.