Kreu i Partisë Demokratike Lulëzim Basha vijon takimet me përfaqësues të biznesit. I ndodhur në qytetin e Fierit, në kuadër të turit “Rrugëtimi për Shqipërinë”, Basha ka bërë përgjegjëse për krizën keqqeverisjen e vendit.

I ndodhur përballë ankesave të përfaqësuesve të biznesit, kreu i demokratëve u shpreh se kriza është si rezultat i taksave të larta, ndërsa nuk ka nguruar të bëjë edhe një premtim.

“Nuk po punojmë dot. Edhe fëmijët po na ikin në emigracion se nuk kanë asnjë garanci për të ardhmen”, ka thënë një përfaqësuese e biznesit.

“Kriza që po kalon vendi nuk ka kursyer biznesin e vogël. Dyqanet të gjithë vendit janë bosh njësoj si xhepat dhe arka e shtetit. Kjo rezultat i keqqeverisjes dhe taksava të larta. Nga kjo krizë nuk dilet pa zgjidhur krizën e ekonomisë dhe faktori kresor i kësaj zgjidhje është biznesi i vogël

Ndryshe nga fasada e kësaj qeverie, për mua dhe PD do të jetë në qendër të ofertës tonë, çlirimi i biznesit.

Qeveria e PD do të jetë qeveri që ju dëgjon dhe ju mbështet. Ne kemi një platformë të qartë për biznesin e vogël për ta çliruar nga taksidarët”, u shpreh Basha

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re