Basha vijoi takimet me qytetarë dhe biznesetë zona të ndryshme të vendit.

Këtë herë kreu i PD, u ndal në një fasonëri në Fushë-Krujë. Ai tha se për këtë sektor në mënyrë të vecante ka munguar krejtësisht mbështetja e qeverisë gjat periudhës së pandemisë. Punonjësit, thotë Basha, nuk kanë marrë pagën e luftës ndërsa pronarët për shkak të mbështetjes së munguar po heqin njerez nga puna.

Punonjës dhe drejtues të disa fasonerive në Fushë-Krujë më folën për hallet e tyre të lidhura me mungesën e mbështetjes dhe ndihmës nga qeveria gjatë pandemisë. Paga e premtuar nga Edi Rama është një tjetër dështim i tij të cilën shumica e punojësve nuk e ka marrë. Pronarët janë detyruar të largojnë punonjësit nga puna ndërsa e ardhmja e afërt duket e zymtë për ta, pasi mungesa e ndihmës ekonomike po e çon biznesin e fasonerisë drejt mbylljes.

Basha akuzoi Ramën se parate që duhet ti kishte cuar për mbështetjen e punonjësve të fasonerive për pagen minimale, ia ka dhënë një grushti oligarkësh afër tij.

Sikur të paguante pagën minimale për këtë kategori punonjësish buxhetit të shtetit do t’i kushtonte 25 milionë euro. Këto para që ju takojnë njerëzve Rama ua jep oligarkëve pasi ka shitur pronat e shqiptarëve dhe shtetin tek oligarkët dhe po bën tregti edhe me djersën e njerëzve. Edhe në këto kohë emergjence, Rama zgjodhi të ndajë paratë dhe pasuritë e shqiptarëve me oligarkët duke i braktisur njerëzit kur ata kanë më shumë se kurrë nevojë për mbështetje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re