Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi është shprehur kundër kandidimit të Bashës për t’u rikthyer në krye të PD.

Ai u shpreh ditën e sotme në emisionin “Kjo Javë” se për sa kohë nuk ka një vendim, nuk mund të ketë zgjedhje më 29 korrik

“Nuk ka mbaruar gara dhe nuk dua të paragjykoj. Për aq kohë sa s’ka një vendim, nuk mund të ketë zgjedhje më 29 korrik. Unë mendoj dhe vlerësoj se çdo faktor dhe autorë brenda PD-së duhet të mendojë për më të mirën e partisë dhe shuarjen e konfliktit. Nëse nuk e bëjmë do dobësohet PD dhe blloku opozitar”, tha ai.

“Shqetësimi është që procesi i zgjedhjes së lidershipit të mos e fusë PD-në në një ngërç të ri. Druaj dhe kam frikë se do e fusë PD-në në një ngërç legjitimiteti që do vejë në pikëpyetje çuarjen para të partisë”, deklaroi Bardhi.

Bardhi u shpreh se Sali Berisha duhet të ishte tërhequr me kohë në mënyrë që të mos lejonte që PD të përfundonte në këtë gjendje.

“Nuk ka asnjë afrim. Gjatë këtyre ditëve kanë nisur të kërkojnë llogari tek mua për qëndrimet që mban Berisha, psh pse thotë fjalë të mira për ua, a thua se kisha fuqi ta ndaloja kur fliste keq për mua. Unë nuk kam ndryshuar qëndrim ndaj zotit Berisha në asnjë çështje për të cilën kemi pasur diskutime. Vlerësoj marrëdhënien me SHBA si prioritet të PD.

Ne kemi humbur 1 vit e gjysmë duke u marrë me njëri tjetrin, unë që të bind Berishën se është gabim dhe ai të më bindë mua për të kundërtën. Unë mendoj se nuk e bëjmë dot. Unë kam objektiv të mund Ramën, jo të përplasem në zgjedhje me Berishën që nga përplasja jonë të fitojë Rama. Duhet vendosur objektivi i çdo opozitari që të ndërtojmë një strategji. Nëse mbajmë ndezur konfliktin brenda PD i vetmi që fiton është Rama. Unë këtë nuk e pranoj dot. Nuk isha as në zgjedhje ku nga 45 minuta fjalim 44 ishin për Ramës”, tha ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re