Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka qenë gjatë ditës së sotme në Kavajë ku ka takuar qytetarët e prekur nga termeti.

Ai po inspekton nga afër banesa dhe pallate, të cilat kanë pësuar dëmtime si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit.

Banorët iu ankuan Bashës se, prej ditësh janë të detyruar të flenë nëpër makina, ndërsa shtuan faktin se janë në pritje të ekspertëve për të përcaktuar nëse banesat e tyre përmbushin kushtet për banim apo jo. Lideri demokrat i porositi banorët të jenë të kujdesshëm dhe të mos futen në banesa e pallate, që kanë pësuar çarje në strukturë

Pjesë nga biseda e Bashës me banorët:

Qytetari: Po flemë nëpër makina. Na vjen keq për vëllezërit dhe motrat, Shyqyr zotit kemi shpëtuar gjallë, Kemi marrë njëri-tjetrin dhe e kemi nxjerrë jashtë. Rrimë nëpër lokale. presim ekspertët të na thonë çfarë të bëjmë”-tha qytetari.

Basha: Erdha nga Elbasani, miqtë tanë atje kanë hapur vende nëse keni nevojë. Jeta është mbi të gjitha. Askush të mos hyjë në pallatet e dëmtuara.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re