Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka takuar në Këshillin e Europës, kryetarin e Lidhjes Demokratike të Malit të zi, Nikollë Camaj.

Gjatë takimit, Lulzim Basha është shprehur se me kreun e Lëvizjes Demokratike të Malit të zi ka disktuar rreth sfidave të sigurisë për shqiptarët në rajon.

“Kënaqësi të takoja Nikollë Camajn, kryetarin e Lidhjes Demokratike të Malit të Zi në Strasburg në sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës. Sfidat e sigurisë, zhvillimit dhe integrimit e bëjnë përherë e më të rëndësishëm bashkëpunimin mes shqiptarëve në rajon”, thekson Basha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re