Kreu i PD Lulzim Basha nga Fieri ka shkuar në Mallakastër.

Teksa është pritur nga qindra qytetarë, Basha tha se era e ndryshimit po fryn dhe dielli i fitores po shndrin.
Sipas tij, një e nesërme më e mirë për të gjithë po vjen.

“Sot si kudo tjetër nëpër Shqipëri, era e ndryshimit po fryn, dielli i fitores po shndrin, një ditë e re për shpresën dhe besimin e çdo familjeje shqiptare.

Një e nesërme më e mirë për të gjithë, një Shqipëri më e drejtë që vlerëson njerëzit e punës dhe nuk i shkel me këmbë, që pasuritë mahnitëse të Mallakastrës, Ballshit, Fierit dhe gjithë Shqipërisë ua kthen zotërve të vërtetë që jeni ju banorët e këtij vendit.

Faleminderit për entuziazmin, besimin tek fitorja.

Le ta vazhdojë së bashku udhëtimin tonë drejt 25 prillit, ditës që na bashkon”, deklaroi Basha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re