Sekretari Ligjor i Partisë Demokratike për çështjet ligjore Ivi Kaso ka treguar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve shqetësimin e selisë blu sa i përket fletës së votimit.

Që në krye të fjalës së tij, ai tha se forca politike që përfaqëson ishte e shqetësuar për logon e Bindjes Demokratike.

Edhe pse kjo përdoret prej dy vitesh dhe na ndajnë vetëm 25 ditë nga gara elektorale, PD kërkon logo të re në fletën e votimit në zgjedhjet e 25 Prillit.

Kaso tha se ngjashmëria e logos së PD me BD krijon konfuzion te votuesit.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i Bindjes Demokratike Fabian Topollaj tha se ndryshimi i kërkuar është bërë dhe BD do të dërgojë logon e re.

Ai shton se megjithë kërkesën e pallogjikshme të PD-së në këtë hark të shkurtër kohor, ndryshimi është bërë për të mos sjellë vonesë të procesit.

Sipas shpjegimit të tij, bëhet fjalë për një ndryshim të vogël ku poshtë logos është shtuar emërtimi Bindja Demokratike. (TemA)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re