Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha teksa është futur në selinë blu ku do të organizohet një festë për ditëlindjen e PD ka komentuar dhe Kuvendin Kombëtar të thirrur nga Sali Berisha.

Në një reagim të shkurtër për mediat, Basha tha se kjo është një ditëlindje e fyer nga ata që duan ta përçajnë për interesat e tyre personale.

“Është një ditëlindje e thyer nga ata që e përçanë PD për interesat e tyre. Por nga kjo ditëlindje PD do të dalë e bashkuar dhe e vendosur për demokratët dhe jo për interesat personale”, tha Basha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re