Kryetari i PD, Lulzim Basha, u takua sot me Presidentin e Institutit Republikan Ndërkombëtar, Daniel Twining dhe me senatorin Dan Sullivan.

Lufta kundër korrupsionit, pastrimi i politikës nga politikanët e korruptuar dhe të inkriminuar, zgjedhjet e lira e të ndershme, janë prioritetet e PD-së, – ka theksuar zoti Basha,  ndërsa i ka njohur dhe me nismat për vetingun në politikë dhe hapjen e listave.

Basha ka përmendur korrupsionin dhe emigrimin si problemet kryesore në Shqipëri. “Shqipëria është ne vendet me numrin më te lartë të azilkërkuesve”, – theksoi Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike ka theksuar mbështetjen për SPAK-un dhe angazhimin përmes nismave ligjore në Parlament për të kontribuar në luftën kundër korrupsionit, veçanërisht në nivelet më të larta.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re