Ftesa që kryeministri Edi Rama i drejton opozitës për bashkëpunim është e sinqertë.
Të paktën kështu pohon ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.
Në një intervistë për edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus” me gazetarin Aleksandër Furxhi, Peleshi u shpreh se ka ardhur momenti që të lihet pas krahëve politika konfliktuale. Ministri komentoi edhe akuzat e opozitës se janë vjedhur votat.
“Gjithë retorika e PD nuk ka lidhje me faktin ose me atë që ata dinë se çfarë ka ndodhur në ato zgjedhje, por me problemet e tyre të brendshme.
Kryetari i partisë është në siklet dhe i duhet të shpikë alibi për të siguruar jetëgjatësi. Ftesa e kryeministrit është për t’u përshëndetur, është e sinqertë sepse ne vlerësojmë që vendi ka nevojë për të përmbyllur disa reforma.
Nuk na duhet më një temperaturë e lartë politike, konfliktuale, por na duhet bashkëpunim. Ftesa është një domosdoshmëri”, deklaroi peleshi!
