Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndodhet në Strasburg, në Këshillin e Europës.

Përmes një postimi në Facebook nga selia e KiE, Basha shprehet se java nis me vendime të mëdha.

Ai shprehet se nesër do të votohet për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës si dhe mbi propozimin tim për konfiskimin e aseteve shtetërore ruse dhe përdorimin e tyre për rindërtimin e Ukrainës.

“Përshëndetje nga Këshilli i Europës. Nis java e vendimeve të mëdha: nesër votohet për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës si dhe mbi propozimin tim për konfiskimin e aseteve shtetërore ruse dhe përdorimin e tyre për rindërtimin e Ukrainës”, thotë kreu demokrat.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re