Sekretari i marrëdhënieve me publikun i PD, Ervin Kulluri, në edicionin qëndror të lajmeve me gazetarin, Aleksandër Furrxhi, në Vizion Plus foli lidhur me zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike dhe hapat e ndërmarrë për përballjen në zgjedhjet e ardhshme parlamentare me mazhorancën.

Tryeza e sotme e opozitës apo edhe krijimi i harkut opozitar euroatlantik nga një pjesë e vëzhguesve konsiderohet si një përpjekje ndoshta e vonuar e Lulzim Bashës për të zbritur në sheshin e politikës. Si mund t’i përgjigjesh një vlerësimi të tillë?

“Pjesërisht e drejtë, sepse duhet të kuptojmë që angazhimi që ka marrë PD dhe Basha si kryetar i saj për një reformë zgjedhore dhe ndryshime kushtetuese që ta kthejë sistemin në normalitet demokratik, janë përpjekje që nga shtatori e deri më sot. Ka qenë në parlament pothuajse e pamundur të mbahet kjo agjendë për shkak të bllokimit të punimeve të parlamentit, kështuqë ka qenë e vështirë për ta vazhduar në parlament këtë betejë për lista të hapura, votim, numërim elektronik, votën e emigrantëve, janë beteja jo për PD”, theksoi ai duke nënvizuar se marrëveshja Bardhi-Çuçi është ende e paqartë duke theksuar se Rama dhe Berisha nuk duan përparimin e reformës zgjedhore. “Askush nuk e di a ka një marrëveshje apo jo, flitet për një marrëveshje po e mohojnë. Realisht ka ndodhur një akti shumë i rëndë, ngritja e nënkomisionit për reforma që kërkojnë 3/5 e votave është një gjë krejtësisht okulte e paqartë për publikun, por që lë shije shumë të keqe në lidhje me mundësinë reale për të sabotuar reformën zgjedhore, të cilit i skadon data nesër dhe duket qartë që Rama e Berisha nuk duan një reformë zgjedhore mbi këto baza që unë fola”, shtoi ai.

Cilat janë asetet e formacionit që u krijua sot të harkut opozitar euroatlantik, cilat janë betejat e fortat që do bëjë e si?

“Në politikë ka dy niveli veprime, njëra janë fjalët, tjetra veprimi politik. Unë besoj se sot pjesëmarrja në tryezë e njerëzve që kanë bërë beteja për këto principe, Topi, Ngjela, etj dhe angazhimi i vetë PD dhe shumë partive të vogla joparlamentare, por që kanë një peshë e zë publik, është një lëvizje shumë e mirë për t’i thënë Ramës e Berishës që Shqipëria nuk është ajo që duan të pikturojnë ata, është shumë më e madhe se aq dhe mbi të gjitha çështja që kemi ngritur është shumë më e madhe se aq. Në fund fitojnë parimet dhe të drejtat, nuk fiton numri i karrigeve në një sallë”, theksoi ai duke nënvizuar se ulja në një tavolinë e Bardhit dhe Çuçit ka shkaktuar zhgënjim të madh tek elektorati i “Rithemelimit” dhe tek disa parti aleate.

Nga “grupi i Bardhit” pati një ftesë indirekte edhe për PD zyrtare, a është një opsion afrimi, bashkëpunimi apo një term tjetër mes PD zyrtare dhe “Rithemelimit” pas këtyre zhvillimeve?

“Së pari, grupi i “Rithemelimit” aty ishin në komisionin e reformës zgjedhore e nuk treguan asnjë vullnet për këto reforma. Ne kemi bërë një ftesë që ata të ishin sicc janë të përfaqësuar me vendim të parlamentit, nuk erdhën asnjë ditë të kontribuonin për reformën zgjedhore”, nënvizoi ai. “Ftesa e zotit Bardhi është ftesë për të shkuar poshtë ballkonin, që shkonin përbi dhe në konflikt të hapur për t’i shteruar partitë nga parti të babait, kryetarit, monarkut, mbretit, princit, në parti politike që përfaqësojnë njerëzit. Këtu, zoti Bardhi ka tradhëtuar principet e tij, sepse rezoluta e 18 dhjetorit për të hequr dorë nga modeli i të drejtuarit të PD në mënyrë arbitrare”, përfundoi ai.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re