Nga: Floriar Arapi

Basha postoi në profilin e tij se kishte shkuar në një vizitë në Vatikan, duke takuar Ministrin e Jashtëm të Vatikanit kryeipeshkëvin Paul Richard Gallagher.

Basha tha se një vend të rëndësishëm në këtë takim kishte zënë Kosova dhe i shprehu mirënjohje ministrit të Vatikanit, për kontributin që Vatikani ka dhënë për Kosovën. Vatikani është një nga shtetet që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe përgjithësisht politikanët shqiptarë, në një shprehje të qartë inferioriteti, nuk artikulojnë qartazi një kërkesë publike për njohjen e pavarsisë së Kosovës nga Vatikani, në takimet sistematike që ata kryejnë në Vatikan.

Basha tha se në takim kishin folur edhe për korrupsionin dhe vështirësitë ekonomike të Shqipërisë.

Por a ishte, Kosova dhe korrupsioni arsyeja reale pse Basha merr rrugën për të shkuar në Vatikan ?!
Apo ishte lobimi për veten e tij në krye të Pd, me një parti të unifikuar, pa humbur shumicën e votuesve?!

Vatikani dhe Berisha kanë pasur një aleancë të kahershme politike, e cila konvertohet në një aleancë të Berishës me forcat konservatore demokristiane të Evropës.
Gjatë gjithë drejtimit të Berishës së Pd, numri dy i PD ka qenë nga katolikët, Pjetër Arbnori dhe më pas Jozefina Topalli.
Kohët e fundit në një veprim që më së shumti duket si diversivë, Basha ka bërë të njëjtin veprim si Berisha, duke vendosur një figure katolike, Gjekmarkaj, si numri dy të PD.

Po a do të arrij Basha të bëj për vete Vatikanin dhe forcat politike konservatore demokristiane evropiane, kur aleanca e Bashës me forcat liberale majtiste të Sorosit është pothuajse e gjithëditur dhe këto forca janë kundershtarë politikë me njëri tjetrin?
Dhe a do të arrij Basha të prishë aleancën 30 vjeçare të Berishës?!

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e Berati.TV.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re