Nën thirrjet “Rama ik” disa artistë dhe kreu i PD Lulzim Basha  kanë nënshkruar sot një marrëveshje që synon mbrojtjen e godinës aktuale të Teatrit Kombëtar.

Artistët dhe opozitarët kanë rënë dakord të mos lejojnë zbatimin e projektit për ndërtimin e një Teatri të Ri.

Basha tha se kjo marrëveshje do të vihet në jetë sapo PD të vijë në pushtet

“Së bashku ndërmarrim këtë akt besimi dhe përkushtimi për të mbështetur me të gjitha format ligjore, politike, diplomatike dhe aksioni qytetar ashtu si kemi bërë deri më sot. Nënshkrimi i kësaj kontrate besimi mes opozitës sësotme është akti i parë që ne ndërmarrim për mbrojtjen e interesit publik, për futjen e vendit në shina, të ndëshkimit të politikanëve të korruptuar dhe të politikave të zhvillimit ekonomik. 

Është domethënëse që këtë akt e nënshkruajmë me një grup i cili këmbëngul për të mbrojtur jo një interes privat por një kauzë. Dua të falenderoj për besimin e dhënë dhe t’i siguroj për vendosmërinë.Do gjurmojmë cdo qindarkë të marrë nga populli dhe do ia kthejmë pronarit ligjetim. Mesazhi i 30 qershorit është mesazh për një ndryshim të vërtetë. Shkelja e kësaj kontrate na ngarkon me përgjegjësi para publikut dhe votuesit shqiptar.Siç e tregoi dhe 30 qershori, drita në fund të tuneli po shkëlqen fort”, tha Basha

Disa pika nga marrëveshja:

“1-Lidhur me Teatrin, aleanca shpreh gatishmërinë për të mbrojtur atë. PD dhe opozita angazhohen për mbrojtjen e tij duke përfshirë ndërmarrjen e çdo aksioni të mundshme. Brenda një muaji zonën ku përfshihet edhe teatri kombëtar do t’i rikthehet statusi monument kulture. Ai do t’i nënshtrohet restaurimit sipas ekspertëve të kulturës. Brenda një muaji nga marrja e qeverisjes PD do të shfuqizojë ligjin për shembjen e teatrit. PD do të ndërmarrë masat për të vënë para përgjegjësisë ligjore dhe penale të gjithë ata që janë përfshirë në çështjen e teatrit.

2-Lidhur me masat për të garantuar rendin publik, kur PD të vijë në pushtet do të garantojë që çdo investim do t’i kthehet publikut nëpërmjet konfiskimit. PD do ndërmarrë çdo veprim ligjor të mundshëm që çd subjekt privat që ka punuar për dëmtimin e pronës publike do detyrohet të pagujë dëmshpërblimin.

PD angazhohet të nisë një reformë ligjore për rritjen e gjithë përfshirjes së vendimarrjes në çështjet me interes publik. Diskutimi mbi këto çështje duhet të bëhen në mënyrë transparente.

Brenda një viti nga ardhja në pushtet e opozitës do nisë decentralizimi i inistitucioneve kulturore. Reformimi i kuadrit ligjor për statusin e artistit. Për këtë qëllim palët janë mirëkuptuar për të punuar së bashku. Ato angazhohen të konsultohen me njëra tjetrën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko