Skip to content

Basha: Nëse do të kishim SPAK, sot do të kishim ministra me pranga në duar

Kreu i PD, Lulzim Basha e quajti kryeministrin Edi Rama një klloun që harxhon kohë dhe lekë me spote për ti hedhur hi syve shqiptarëve.

“Hajduti më i madh në kohë paqeje e bëri ministër fatkeqësish. Do ti mjaftonin dy minuta për të publikuar kontratat sekrete. Edhe letrat e banjove i ka blerë me tendera sekretë. Pse lodhet e bën kllounin për ti hedhur hi syve shqiptarëve. Del e bën aktorin, ai nuk është humorist i estradës së Fieriti. Ai është kryeministër. Shqiptarët duhet të dinë ku shkojnë taksat e tyre. Atëherë e meritojmë një kryeministër për klloun nëse pranojmë gjëra të tilla.Nëse paratë e shqiptarëve në kohë pandemie shkojnë në xhepat e disa oligarkëve hajdutë sigurisht që do të jesh në këtë gjendje. Është 4-fish çmimi i kiteve testuese. Sot shqiptarët duhet ti kishin të publikuara kontratat. Nëse do të kishim SPAK sot do të kishim ministra me pranga në duar dhe një kryeministër si i akuzuar. Po kemi shtet prej kartoni. Jemi në një regjim ku në një anë mashtrohet e në anën tjetër vidhet”, tha Basha ne nje inteviste per Syri TV.

Duke folur per situaten e krijuar nga pandemia e Covid-19, Basha deklaroi se “.. Ne përpara pandemisë ishim në kushtet e një autoritarizmi dhe pandemia vetëm e nxori në pah edhe më shumë autorizimin dhe atë që unë e kam quajtur regjimi i Facebook-ut, që është një metaforë që e përdori edhe profesor Fuga. Por përgjegjësia e parë nuk ishte të tregonim me gisht që kemi një kryeministër që qeveris nga Facebook-u apo nuk qeveris fare, kemi një qeveri që përfaqëson interesat e 10 shqiptarëve dhe jo të 3 milionë shqiptarëve, të 10 oligarkëve dhe jo të 3 milionë shqiptarëve. Sepse këto janë gjëra që sado që të qëndrojnë më 11 mars, 15 mars nuk kishin vlerë të madhe për shqiptarët, ndërsa propozimet tona të paktën e vunë nën presion qeverinë”.

“Cilat ishin propozimet tona të parat në qoftë se ju kujtohet?! Propozimi ynë i parë që akoma nuk është zbatuar është ai i rritjes masive të testimeve për të kuptuar dimensionin e vërtetë të pandemisë. Pas propozimeve që ne bëmë për marrjen e masave të cilat ju e dini ne propozonim masa ky dilte dhe tallej në parlament. Një shkollë mbylli vullnetarisht ambientet e saj, shkolla Udha e Shkronjave, ky i hoqi licencën. Dhe keni parë sesa inkoherent, sesa jo stabël ka qenë, midis dy javëve ka ndryshuar disa herë qëndrime”, tha me tej lideri i PD-se.